Të fshetat e shfaqjes Nathani i urtë nga Sulejman Rushiti

In:

Nga Arta LEVANI

U nisa drejt Gostivarit me mendimin se do të shoh një shfaqje të nivelit të teatrove provincial. Rëndom ndodh që vetë censura e paragjykimeve nga ana e artistëve nxit mendimin  se në vendet e vogla nuk bëhen dot vepra të mëdha, andaj shpesh, o vihen shfaqje kamertale pa ndonjë standart dhe vlerë artistike ose më meq akoma, vihen komedi pa shije, limonadë, duke u arsyetuar me thënien idiote:” Ky popull ka nevojë të qeshë”. Për  më tepër këtë parandjenjë ma përforconte fakti që si shfaqje e parë e këtij teatri nuk ekzistojnë as kushtet materiale, teknike dhe infrastrukturore për një shfaqje të niveleve të larta, paçka se regjisori Sulejman Rushiti dhe aktori kryesor Visar Vishka, janë artistë të të dëshmuar madje të standarteve   ndërkombëtare. Këtë parandjenjë mbase e përforconin dhe lajmet e disa problemeve dhe konflikteve që e përcollën procesin e krijimit të kësaj shfaqjeje dhe themelimin e teatrit të  Gostivarit. Por me të filluar shfaqja e deri në batutën e fundit  u befasova.

Nathani i urtë i Sulejman Rushitit është një shfaqje e nivelit të lartë artistik. Jo vetëm që nuk kishte hapësirë  për krahasim me paragjykimin tim por ishte shfaqje e denjë për çdo teatër kombëtar,  madje edhe të metropoleve evroopiane. Është një shfaqje kuruar në çdo detaj. Një lexim bashkëkohor të një teksti të shkruar në vitin e largët 1776.

Ky regjisor, qëmoti e ka zgjuar kureshtjen time me gjuhën artistike, me përzgjedhjen me shije të hollë të teksteve por mbi të gjitha me gjetjet regjisoriale e sidomos me kodet dhe simbolet që përdor. Padyshim që është mjeshtër i zanatit. Artist  me fantazi krijuese dhe me shije të hollë. Në shfaqjet e tij edhe tekstet më të vështira komunikojnë dhe janë të kuptueshme për spektatorin. Aktorët janë të qartë në fjalë artistike (që në ato anë i thonë diksion) e të sigurt në veprime. Edhe aktorët tek Nathani i urtë, disa nga ata madje debutues, kishin sigurinë e kolegëve të tyre me përvojë.

Shfaqjen e parë nga Sulejman Rushiti që kam parë, ka qenë Me grusht tehut të thikës dhe mund të them që u mahnita me gjetjet regjisoriale, me lojën e mirë të aktorëve, me gjuhën e pastër. ( Shpesh aktorë të njejtë në shfaqje të tjera, le që nuk janë në atë nivel kreativiteti por kanë edhe probleme teknike me fjalën artistike, madje janë dhe të pakuptueshëm).

Atëbotë vendosja e spektatoëve në katër anët dhe mizanskenat në mes, mu duk si zgjidhje rastësore për shkak të projektorit ( element i përsëritur në shfaqjet e këtij regjisori) të vendosur mbi skenë si tavan. Nuk e njihja si krijues dhe kur pieta këtu në rrethet krijuese artistike dëgjova fjalë admirimi nga shumë ish petagogë dhe kolegë të tij. Pastaj i kam ndjekur shuëm vepra të tij: G- me teatrin e Shkupit, Vetëvrasësi me Teatrin e Korҫës dhe atë Kombeëtar të Tiranës,  Volpone me Teatrin e Tetovës dhe sw fundmi  Nathanin e Urtë.

Veprën e plotë satirike  të  Fishtës, në të cilën regjisori kishte bërë edhe dramatizimin, skenografinë dhe kostumet,  kishte titulluar G. Në pyetjen e një gazetareje përse e ke titulluar G, regjisori  u përgjigj: ” Sepse jam nga Gostivari”. Kur e pashë shfaqjen e pashë që ishte përplot me simbile dhe kode: piramida, kube, përkrenarja e Skënderbeut, projektimi i syrit që sheh në piramidë, të gjitha simbole dhe kode masonike. Vetw shkronja G wshtw nga simbolet kryesore masonike. krPërse t`i ketë vendosur? Përse e bën lidhjen e frimasonëve, e respektivisht Iluminatit me Skenderbeun. Mbase sepse edhe vetë simbolet e Skënderbeut, shqiponja dykrenare (feniksi) dhe mbi të ylli gjashtëcepësh i Davidit janë simbole masonike. Apo mos ndoshta iluminati dëshiron të përcjell diçka ose është thjeshtë kureshtja artistike e regjisorit dhe tërheqja naive pas temave të konspiracioneve botërore. Këtë asnjëherë nuk do ta dimë.

Për ҫudi, pas kësaj vuri në skenë Volpone nga Ben Xhonson dhe Stefan Cvajg.  Që të dy këta frimasonë të spikatur.

Vetëvrasësi i vënë në Teatrin e Korçës që në shikim të parë duket thjeshtë një komedi e zezë por që si strumbullar veprimi dramatik ka një nga ritualet bazike të pranimit në vëllazërinë masonike, ritualin e vetëvrasjes, ose të vrasjes si etyd teatror. Ritualin e vrasjes së Hiram Abiffit ose ndryshe të birit të vejushës, që është rituali i pranimit në shkallën e tretë të vëllazërisë frimasone.

Dhe së fundmi,  Nathani i urtë,  ishte përplot me kode dhe simbole: Muri i lotëve, që është mbetje e tempullit të Solomonit. kubet prej guri, tempullarët…. Vetë autori i veprës ka qenë një nga figurat kryesore të vëllazërisë. Ai madje e ka shkruar manualin e  frimasonëve të titulluar Ernst dhe Falk. Vetë vepra Nathani i urtë përmbledh vlerat masonike, të paktën ato që ky grup pretendon se i posedonjnë. Në shfaqje flitet në disa gjuhë, si në mintin e Kullës së Babelit, e cila gjithashtu është një mit masonik.  Dhe sikur të mos mjaftonin këto, vetë dita e përcaktuar për premierë data 13, dita e premte, apo e premtja e zezë, është dita e ekzekutimit të Demulenit, themeluesit të vëllazërisë së tempullarëve, respektivisht iluminatit. Ka zëra që thonë se Saladini, madje ka qenë githashtu një mason. Në pyetjen gazetareske përse e ka marrë këtë vepër Regjisori sërish u përgjigj me ekuivok, me një mënyrë që nxit dyshime: “ Sepse ditëlindja e Lessing është 22 Janar 1792 ndërsa e imja është 22 Janar 1972.

Thua gjithçka të jetë thjeshtë fantazi artisti apo rastësi?!  A nuk janë shumë rastësi?! Këtë nuk do ta kuptojmë asnjëherë duke marrë parasysh se ajo që i karakterizon këto vëllazëri është sekreti. Ne mund vetëm të hamendësojmë. Ata që e njohin regjisorin, thonë se ai është shumë prezent në jetën shoqërore por ngandonjëherë tërhiqet në mënyrë të mistershme gjë  që ngjall kureshtje, siç ndodh rëndom me teoritë konspirative. Mbase e bën me qëllim vetëm si mjet i mirë marketingu. Kush e di?! Ajo që tashmë e dimë nga përvoja e deritanishme, është se ky regjisor tashmë ka vulën e tij artistike dhe në të ardhmen do të sjell vepra cilësore artistike,  ndërsa Teatri i Gostivarit e nisi rrugëtimin e tij artistik me standard të lartë, standard të cilin duhet ta ndjekin regjisorët që do të punojnë në të ardhmen në këtë teatër.

Falemnderit FOL.MK

A.L.