BIOGRAFIA E SHKURTE RRETH THEMELIMIT TE TEATRIT TE GOSTIVARIT

Themelimi i institucionit  “Teatri Gostivarit” eshte një nga synimet e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi.  Eshte themeluar me 30.09.2018 nga grupi iniciues, respektivisht Komisionin për themelimin e Teatrit të Gostivarit ,ndersa me date 30.10.2018 mori edhe vendimin perfundimtar të nënshkruar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Me themelimin e këtij institucioni në Gostivar është përmbushur edhe nevoja disadekadëshe për realizimin e artit profesional teatral dhe prezantimin e krijimtarisë së pasur teatrore të qytetit tonë. Njëkohësisht, është zhvilluar balancim kulturor në këtë rajon, kurse do të hapet edhe mundësia për punësimin e kuadrove profesionalë nga sfera e artit dramatik, si dhe do të pasurohet oferta kulturore në Gostivar.


Misioni i Teatrit të Gostivarit

Është te realizoj vepra teatrore ne tri gjuhë: shqipe, maqedone dhe turke me nivel të lartë artistik , të cilat promovojnë gjithëpërfshirjen, dialogun konstruktiv, dhe vlerat njerëzore.


Vizioni i Teatrit të Gostivarit

Është realizimi i nje standardi cilësor për realizimin e shfaqeve teatrore dhe trajnime profesionale artistike.