This Year Events

Latest events for year 2020

October 2019
12

Oct.

Vdekja e Dantonit
17:00 - 19:00



„Vdekja e Dantonit“ përcjell ngjarjet historike dhe fatin e njërit prej udhëheqësve të Revolucionit francez, Zhorzh Danton, në kohën kur frika dhe terrori bëhen kornizë e tij. Në batutën e famshme „Revolucioni është si Saturni, ha fëmijët e vet“, Dantoni që në fillim të shfaqjes parashikon fatin e vet dhe diagnostikon saktë pikën neuralgjike të çdo kryengritjeje shoqërore që në fund gjithmonë sakrifikon protagonistët e vet në emër të rendit të ri.
Boshti i shfaqjes është konflikti mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht përplasja mes dy qëndrimeve të ndryshme rreth asaj se si duhet të jetë shteti pasi të përfundoj revolucioni.

12 Oct. 2019 - 25 Oct. 2019
Gostivar
Visar Vishka